Ledio Pano analizon Partizanin: Disa lojtarë duhet të përmirësohen

0
175

Nje nga figurat e mëdha të Partizanit, Ledio Pano, foli për “Sport News” në “News 24”, duke vënë theksin tek nevoja e përmirësimit të skuadrës së kuqe në këtë fazë të kampionatit. “Është një tetëjavësh që të them të drejtën është i kënaqshëm, nga të gjithë ekipet. Të bukur e ka bërë Erzeni, Bylisi, ekipe të vogla në thonjëza që kanë bërë maksimumin dhe kanë bërë rezultat pozitiv edhe me të mëdhatë. Të flasësh për Partizanin dhe të thuash gjëra të tjera është e kotë për sa kohë që është në vendin e parë. Ne që kemi qenë pjesë e klubit dhe në njëfarë mënyre do të jemi gjithmonë, sigurisht kërkojmë diçka më tepër se na bën historia e këtij klubi të kërkojmë. Në përgjithësi Partizani ka luajtur mirë, në ndeshje me cilësi e aksione të rrjedhshme dhe vetëm finalizimi ka munguar, edhe pse ka një Skukë ku gjithë barra e ekipit ka rënë te ai. Por nuk ka qenë ai i Skuka i vjetshëm, në formën që pritnim. Ndoshta përgjegjësia që ka rënë mbi supet e tij, ka bërë që edhe këmbët të mos i binden. Partizani është një ekip që ka potencialin për të luftuar deri në fund të kampionatit. Ajo që kam dilemë është menaxhimi që do t’i bëhet për të qenë të parët në finish. Ky është ekip me djem të rinj të sapoformuar me shumë hyrje-dalje që e kam thënë që nuk është e mirë, por ata që merren me ekipin po mundohen besoj që të bëjnë një ekip kompetitiv për kampionatin. Ajo që më shqetëson është qendra e mbrojtjes, për mua nuk është më Bitri që ka qenë, ai Bitri luftarak që mbante i vetëm mbrojtjen. Duke u graduar kapiten duket sikur i ka hipur pak vetja në qejf e bën gjëra që e nxjerrin zbuluar. Mesfusha është potente, edhe pse ndoshta Murataj nuk është ai lojtari cilësor që duhet, se duke pasur Matondon me potencial aty… Por duhet të lidhen, duhet të kenë kiminë e tyre për t’u lidhur e dhënë akoma më tepër”, tha ndër të tjera ish-mesfushori potent i Parizanit, Ledio Pano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here