Vizita e ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak ditë më parë, duket se i kapi në befasi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ithtarët e tij, që prej disa muajsh kanë marrë peng PD-në, për shkak se drejtues dejure i kësaj force politike është pikërisht zoti Basha. Ky i fundit “ja bëri fora”, për shkak se në kulimin e debateve dhe zërave që dilnin nga oazi i “Foltores” së ai nuk mund të udhëtojë përtej oqeanit Atlantik, ai befas u gjen mu në kryeqytetin e SHBA në Uashington, teksa zhvilloi takime të rëndësishme. Edhe pse Basha u kujdes të mbante sekret takimet, disa foto nga vizita e tij në Amerikë rrodhën në media, ndërkohë që ky lajm shkaktoi kaos dhe terror në radhët e grupit të Rithemelimit. Gazeta “SOT”, ka mësuar se Basha ka zhvilluar takime shumë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka marrë garanci nga amerikanët se ata njohin atë si kryera të Partisë Demokratike, status ky që pritet t’i kalojë edhe defacto atij më 3 nëntor, kur Gjykata e Apelit t’i heqë të drejtën Sali Berishës për të drejtuar PD-në dhe madje edhe selinë blu. Mësohet se Basha ka shkuar në SHBA me ftesë dhe se kjo vizitë atje, vjen pas faktit se ai ka hedhur piketat e para për rikthimin e madhe në krye të Partisë Demorkatike. Fillimisht Basha, gjatë kësaj kohe ka zhvilluar takime intensive me deputet që e mbështesin atë dhe krerët e degëve të PD, ndërkohë që me vizitën atje, ai i ka vënë kapak të ardhmes së Partisë Demorkatike, e cila pas 3 nëntorit, datë kur edhe gjykata do të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit, duke e zbythur njëherë e përgjithmonë Sali Berishën. Pra, pas mbërritjes së tij në Tiranë dhe mbylljes së gjyqit më 3 nëntor, pritet goditja e madhe për “Foltoren”, ku rikthimi i Lulzim Bashës në politikën aktive do të jetë më afër se kurrë. Madje, sikundër theksuan burime të sigurta të gazetës “SOT”, mësohet se Bashës i është kërkuar që të shkojë në një bashkëqeverisjen me Partinë Socialiste pa Edi Ramën Kryeministër, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen vitin tjetër, nëse ky ultimatum do të marrë jetë dhe bëhet realitet.
Berisha shantazhon deputetë e PD
Ndërkohë nga ana tjetër, burime të gazetës bëjnë me dije se Berisha po luan çdo kartë që Partia Demokratike të mbetet në dorë të tij pavarësisht vendimit të Apelit, pasi nëse drejtësia i heq nga duart PD, Berisha i humb të gjitha. Ai nuk e ka dashur kurrë PD si politikan i ndershëm, që ta vendosë kauzën e saj në dobi të vendit e demokracisë, as si pushtetar e as si opozitar, por e ka përdorur atë si mburojë për interesat e tij dhe demokratët e thjeshtë si mish për top. Në situatën dhe pozitat që ndodhet ai, ku gjysma e Evropës dhe SHBA i ka mbyllur dyert, ky vendim do te vuloste fundin e tij. Prapaskenat e luftës së fshehtë brenda PD Nga paniku se do të humbë Partinë Demokratike, Sali Berisha e nisi si fillim me joshjen e deputetëve me poste dhe ofiqe që të rikthejë në normalitet jetën parlamentare të demokratëve duke marrë shumicën e grupit dhe duke larguar nga drejtimi i tij, Enkelejd Alibeajn. Ai piketoi demokratët e pakënaqur me linjën e Alibeajt, por edhe ata që kërkonin poste të reja. Por ky skenar nuk i eci dhe Berisha kaloi në fazën e dytë. Atë që di të bëjë më mirë. Me kërcënime e shantazhe me dosje për demokratët që i kanë dalë kundër. Madje burime të sigurta i thanë gazetës se segmente të “Foltores” jo vetëm që kanë shantazhuar gjyqtarët që kanë në dorë fatin e PD, por u kanë dërguar edhe mesazhe kërcënuese demokratëve mbështetës të Alibeajt dhe Bashës duke iu kërkuar që të mos afrohen më në godinën e Partisë Demokratike. Mësohet se personat në fjalë, janë porositur nga Berisha dhe ithtarët e tij, që të provokojnë Enkelejd Alibeajn dhe para se të shprehet gjykata e Apelit, ai duhet të përzihet nga zyrat, së bashku me deputetët që mbështesin atë, përfshi Lulzim Bashën. Pra, po punohet fort në prapaskenë që përmes presionit, dhunës dhe shantazhit, të uzurpohet gjithë godina e Partisë Demorkatike, pa folur ende gjykata e Apelit.