Tmerrohen turistet në Ksamil: Po furnizonim makinën, disa të rinj sulmuan me leva e shkopinj një burrë

0
177

Dy turiste të cilat kanë ardhur nga Zvicra për të pushuur në vendin tonë u bënë dëshmitare të një incidenti të ndodhur në Ksamil.

Teksa ato kishin ndaluar në një pikë karburanti për të furnizuar dhe larë makinën, 10 të rinj, pas një konflikti banal, sulmuan me leva dhe shkopinj punonjësit e pikës së karburanti.

Në një prononcim për mediat dy turistet u shprehën se u ndjenë të rrezikuara dhe se ishte një situatë e frikshme.

“Ne ishim këtu, pranë makinës. Ishin 11 njerëz ose më shumë që po sulmonin një burrë. Njerëzit telefonuan policinë.

Ishte situatë e frikshme, ne kurrë nuk mendonim se në këtë vend turistik, në këtë qytet të vogël… ne erdhëm këtu për pushime dhe pamë këtë situatë.

Ata djemtë vazhdonin të qëllonin dhe nuk ndalonin, dukej se nuk u interesonte shumë që këtu ishte plot me njerëz. Ne ecëm aty pranë dhe ata nuk u ndalën asnjëherë”, thanë ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here