Sulmet me dronët kamikazë në Kiev, SHBA lëshon paralajmërimin e fortë dhe kërcënon: Do përdorim…

0
160

SHBA-ja ka paralajmëruar se “nuk do të hezitojë” të ndërmarrë veprime kundër kombeve dhe kompanive që po ndihmojnë programin e dronëve të Iranit, dronë të cilët u implikuan në sulmet e mëngjesit të sotëm në Kiev, raporton AFP.

“Kushdo që bën biznes me Iranin, që mund të ketë ndonjë lidhje me dronët, zhvillimet e raketave balistike, ose rrjedhën e armëve nga Irani në Rusi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm – pasi SHBA nuk do të hezitojë të përdorë sanksione ose të ndërmarrë veprime kundër autorëve”,- u tha Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, gazetarëve këtë të hënë.

“Thellimi i një aleance Rusi-Iran është diçka që e gjithë bota duhet ta shohë si një kërcënim të madh”, tha ai.

Duke cituar inteligjencën amerikane, Patel shtoi se disa nga mjetet ajrore pa pilot të Iranit që i shiten Rusisë nuk kanë funksionuar.

Transferimi tregon “presionin e madh” ndaj Rusisë pas humbjeve në Ukrainë , tha ai.

Moska “po detyrohet sinqerisht të përdorë vende jo të besueshme si Irani për furnizime dhe pajisje,” përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here