Google search engine
Home Bota ‘Do të kemi Luftën e Tretë Botërore nëse…’, deklarata e fortë nga...

‘Do të kemi Luftën e Tretë Botërore nëse…’, deklarata e fortë nga Elon Musk: Ukraina të heqë dorë nga Krimea

0
163

Njeriu më i pasur në botë dhe njëkohësisht miliarderi teknologjik, Elon Musk, dëshiron që Perëndimi të shqyrtojë më seriozisht rrezikun e konfliktit bërthamor dhe shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, pasi kontrolli i Rusisë mbi Krimenë, vihet në pikëpyetje.

“Nëse Rusia përballet me zgjedhjen e humbjes së Krimesë ose përdorimit të armëve bërthamore në fushën e betejës, ajo do të zgjedhë këtë të fundit”, shkroii Elon Musk në një postim në Tëitter.

Ai sugjerron që Ukraina të heqë dorë nga Krimea e cila u aneksua nga Vladimir Putin në 2014, ndërsa shton se nëse Rusia sulmohet me  armë, atëherë Kremlini sipas do të kindërpërgjigjet me armë bërthamore, duke sjellë kështu dhe Luftën e Tretë Botërore.

“Ne tashmë e kemi sanksionuar/prerë Rusinë në çdo mënyrë të mundshme, kështu që çfarë u mbetet atyre për të humbur? Nëse e sulmojmë Rusinë me armë bërthamore, ata do të na godasin me armë bërthamore dhe pastaj do të kemi Luftën e Tretë Botërore”, shtoi Musk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here