“Si u detyruan të hiqnin pantallonat e tyre t’i fusnin në çantë dhe të vishnin…”/ Rama zbulon detajet e pathëna dhe vizitën e panjohur të nobelistes Ernaux në Shqipërinë komuniste

0
224

Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Luan Rama zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, se fituesja e Nobelit për Letërsi për 2022, Annie Ernaux ka vizituar Shqipërinë në periudhën komuniste.

Rama tregoi se si kishte mundur t’i binte në dorë një filmim i nobelistes e cila në vitet 7’0 kishte ndërmarrë një udhëtim nëpër botë, për t’u ndalur edhe në Shqipëri.

Studiuesi dhe ish-diplomati zbuloi se Ernaux ishte magjepsur pas vendit të vogël të shkëputur nga bota, ku kishte mundur të ndiente menjëherë izolimin.

“Vizita e saj ishte filmuar dhe është interesante magjepsja e saj ndaj Shqipërisë që ishte si një botë më vete, ku njerëzit lëviznin ende me biçikletat kineze. Perceptimi i përgjithshëm për turistët e kohës kur vinin në Rinas, ishte se Shqipëria ishte e izoluar. Erno tregon se si u detyruan të hiqnin pantallonat e tyre t’i fusnin në çantë dhe të vishnin fustanet e gjata. Asaj i bënte përshtypje ai vend ku betoni nuk kishte hyrë akoma  dhe njerëzit jetoni shumë thjeshtë, por ndjeu menjëherë që vendi ishte i izoluar”, tregoi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here