Bjellorusia njofton mbërritjen e rusëve të parë: Ja çfarë po ndodh! I pritëm me bukë e kripë (VIDEO)

0
225

Ushtarët e parë rusë që i janë bashkuar një task force të përbashkët me ushtarët bjellorusë kanë mbërritur në Bjellorusi, sipas një njoftimit të ministrisë të mbrojtes.

Pak ditë më parë, Bjelloruesia njoftoi formimin e kësaj force , për të cilën tha se synon të mbrojë kufirin e Bjellorusisë kundër një kërcënimi ukrainas.

“Grupi i parë i ushtarëve rusë ka mbërritur në Bjellorusi,” tha ministria e mbrojtjes, pa specifikuar numrin e ushtarëve.

Fotot e publikuara nga ministria tregojnë gra të veshura me kostume tradicionale që mirëpresin ushtarët dhe u japin bukë e kripë.

Të hënën e kaluar, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko pretendoi se Ukraina po komplotonte një sulm ndaj vendit të tij dhe njoftoi formimin e kësaj force ushtarake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here