Google search engine
Home Aktualitet Kinolagje deri më 16 tetor me filmat shqiptarë ndër vite për publikun

Kinolagje deri më 16 tetor me filmat shqiptarë ndër vite për publikun

0
200

Filmat shqiptarë po shfaqen për publikun në Tiranë. Në Kombinat u shfaqën e filmat “Shoku ynë Tili” dhe “Ndodhitë e Çufos” në oborrin e shkollës “Myslym Keta”. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit bën me dije se kinolagje me filmat do të vijojë deri më datë 16 tetor. “Nga aktiviteti i datës 5 tetor #kinolagje në Kombinat, në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, ku folëm për filmin shqiptar me të rinjtë e zonës dhe pamë filma në ekranin e madh. Faleminderit, Jonid Jorgji, Irvin Muçaj dhe Agjencia e Industrisë Kreative -Bashkia Tiranë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë për mbështetjen në realizimin e këtij programi të bukur, që do të vazhdojë deri në 16 tetor”, thuhet nga AQSHF në Facebook, që ka ndarë dhe disa foto gjatë takimit për filmat. “Shoku ynë Tili” është një film shqiptar i prodhuar në nga Kinostudio në vitin 1981. Regjia Fehmi Hoshafi, skenari Qazim Kashari, Naum Bitri, Halil Kamberi. Muzika Tahsin Hoshafi. Në role janë Elida Janushi, Arben Latifi, Lufti Hoxha, Zyliha Miloti, Vasillaq Vangjeli, Mirketa Çobani, Minella Borova, etj. Tili është një nxënës i vështirë, i cili bëhet problem për familjen dhe shkollën. Është një nxënës me humor, por edhe i bezdisshëm. Ka probleme me mësuesit, sidomos me mësuese Dritën, e cila e ka në kujdestari. Tili, nga ana e tij, kërkon të shkojë në klasën e mëparshme, ku mësuese është Besa. Edhe pse e pranojnë kërkesën e tij , ai vazhdon rutinën e mëparshme. Gjendja përkeqësohet kur ai edhe Luli fikin dritat e shkollës në ditën e takimit me prindërit. Me punën e palodhur të mësuesve Besës dhe Bujarit, arrijnë t’a bindin të kthehet në rrugë të mbarë. “Ndodhitë e Çufos” është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga Kinostudioja “Shqipëria e Re” më 1982. “Ndodhitë e Çufos” është përgatitur nën skenarin e Gaqo Bushakës, regjinë dhe vizatimet i ka bërë Vlash Droboniku, ndërsa për operator është angazhuar Tomi Vaso. Muzikën e filmit e ka kompozuar Limos Dizdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here