Google search engine
Home Aktualitet Joshën Reçin me 260 mijë euro që të mos i hapte punë...

Joshën Reçin me 260 mijë euro që të mos i hapte punë Shullazit, më pas ata provuan ta vrisnin, SPAK kërkon të merren të pandehur “Reqi” dhe Kosova

0
174

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të marrë të pandehur Elton Goskovën (Reqi i Korçës) dhe Ervis Kosovën pasi tentuan të korruptonin me 260 mijë euro Luftar Reçin, dëshmia e të cilit çoi në burg Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerajn për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005. “Ora Neës” mësoi se “Reqi” dhe Kosova i ofruan paraprakisht 40 mijë euro dhe 10 milionë lekë Reçit që t’u premtonte se do ta tërhiqte dëshminë kundër Shullazit dhe pjesën tjetër do ta merrte pasi ta mbante fjalën. SPAK-u u vu në dijeni nga Reçi për “ofertën” e miqve të Shullazit. Prokuroria sugjeroi që Reçi t’u thoshte se i duheshin 2 javë kohë për t’u menduar për përgjigjen. Kjo gjë ka nervozuar Goskovën dhe Kosovën, të cilët vendosën ta vrisnin me helmim Reçin. Ata i ofruan ish-policit të burgut të Drenovës, Emiljano Peleshko, 100 mijë euro për të helmuar Reçin. Ky i fundit refuzoi dhe e kallëzoi ngjarjen e plotë në SPAK. Pas asaj ngjarjeje, Peleshko dha dorëheqjen dhe u largua në një vend të BE. Ai ka kërkuar mbrojtje nga shteti shqiptar pasi i rrezikohet jeta. Luftar Reçi është kthyer në bashkëpunëtorin e drejtësisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here