Google search engine
Home Aktualitet Fragmente nga veprat e autores Annie Ernaux me interpretimin e aktores Ema...

Fragmente nga veprat e autores Annie Ernaux me interpretimin e aktores Ema Andrea

0
208

Fragmente nga veprat e autores Annie Ernaux, emrit më të përfolur të ditëve të fundit si fituese e çmimit “Nobel” për Letërsi, do të vijnë në COD nëpërmjet zërit dhe interpretimit të aktores Ema Andrea. COD pranë kryeministrisë shprehet se autorja franceze, e vlerësuar “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, do të sjellë magjinë e radhës në eventin “Lexime të performuara”. Eventi do të zhvillohet nesër në orën 18:30. Annie Ernaux (emri i lindjes Annie Duchesne; lindur më 1 shtator 1940) është një shkrimtare dhe profesoreshë franceze e letërsisë. Vepra e saj letrare, kryesisht autobiografike, mban lidhje të ngushta me sociologjinë. “Nobel” është çmimi më prestigjioz i letërsisë në botë. Çmimet “Nobel” të dhëna që nga viti 1901, njohin arritjet në letërsi, shkencë, paqe dhe më vonë në ekonomi. Çmimin letrar të vitit të kaluar e fitoi romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah. Annie Ernaux e filloi karrierën e saj letrare në vitin 1974 me Les Armoires vides (Cleaned Out), një roman autobiografik. Në vitin 1984, ajo fitoi çmimin “Renaudot” për një tjetër nga veprat e saj autobiografike La Place (Vendi i një burri), një rrëfim autobiografik që fokusohet në marrëdhënien e saj me të atin dhe përvojat e saj, duke u rritur në një qytet të vogël në Francë dhe procesin e saj të mëvonshëm të lëvizjes në moshën madhore dhe larg vendit të origjinës së prindërve të saj. “Historia e një gruaje”, “Vendi i një burri” dhe “Pasioni i thjeshtë” u njohën si librat e saj më të mirë nga “New York Times”. Ajo u nominua për çmimin ndërkombëtar “Booker” në vitin 2019 për librin e saj “The Years”. Shumë prej veprave të saj janë përkthyer në anglisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here