Paris San Zhermen ka nisur të kuptojë më në fund që të mbledhës më të mirët në ekip nuk të sjell sukses pasi “yjet” përplasen me njëri-tjetrin he se durojnë njëri-tjetrin. Drejtori sportiv i Paris San Zhermenit, Luis Kampos, ka pranuar se ekipi francez ka gabuar rëndë para ardhjes së tij këtë edicion në blerjen e futbollistëve. Në një intervistë për mediumet franceze, Camps ka thënë se gabimi më i madh i Parisit ishte blerja e dy sulmuesve, Nejmar dhe Kilian Mbape. Nejmar u transferua te PSG-ja në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë, ekipit iu bashkua edhe Mbape. Ky i fundit nuk i ka raportet e mira me brazilianin dhe i ka kërkuar krerëve të klubit që ta nxjerrin në shitje, në mënyrë që Nejmar të largohet sa më shpejt nga kryeqyteti francez. “Ne kemi bërë në të kaluarën një gabim të madh pasi kemi rekrutuar dy futbollistë që luajnë në pozitën e njëjtë”, tha Kampos.