Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) Dorian Tola, ka folur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve në lidhje me sulmin kibernetik, ku ka shpjeguar se deri në këtë moment nuk ka asnjë informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar.
Ai tha se të dhënat sekrete në vendin tonë ruhen në servera lokalë, të cilat aplikohen me standartet e NATO-s, gjë e cila vjen me një kosto të lartë.
Dorian Tola: Ne i ruajmë të dhënat në serverat tonë lokalë. Ne kemi rreth 22 sisteme kombëtare që trajtojnë informacion të klasifikuar. Deri tani nuk kemi informacion për sulmim të rrjeteve që trajton informacion të klasifikuar të akredituar. Ruajta e të dhënave bëhet pranë DSIK mundohemi të aplikojmë standardet e NATO-s, sigurisht që vjen me kosto, sepse mbrojtja kibernetike ka kosto dhe prandaj vjen edhe centralizimi. Secili institucion e di vetë se në cilën masë të mbrojë informacionin që ka. NATO është minimum i standarteve në të gjitha vendet evropiane prandaj ne duhet ta kemi domosdoshmërisht. Ne kemi reflektuar shum ën ligj duke parë përvojën e NATO-s.


































