Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, kush është spiuni i identifikuar nga Policia që “frikësoi” ushtrinë amerikane

0
165

Grupi i hakërreva iranianë që sulmoi sistemin elektronik të Shqipërisë dy herë në harkun kohor të dy muajve, ka bërë dje publike shumë materiale sekrete të institucioneve dhe krerëve më të lartë shqiptarë. Në një prej email-eve të publikuar nga grupi i hakerave “Homeland Justice”, ka të bëjmë me faktin, ku ish-Drejtori i Policisë, Gledis Nano i përcillte informacion ambasadës amerikane mbi një shtetas çek të dyshuar si spiun. Bëhet fjalë në kohën e stërvitjes ushtarake të NATO-s, “Defender 2021”, ku vigjilenca ishte në maksimum për shkak të spiunëve ruse që mund të hynin në Shqipëri. Sipas dokumentit, i dyshuari ishte shtetasi çek Filip Carek dhe Nano vë në dijeni ambasadën mbi lëvizjet e tij. “Lënda: Informacion shtesë mbi verifikimin e automjetit me targë AA513UM; Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Të Amerikës Zyrës Për Çështjet Rajonale (Rao). Në vijim të bashkëpunimit tonë lidhur me aktivitete që mund të cenojnë sigurinë dhe mbarëvajtjes e stërvitjes së NATO, “Defender 2021”, më lejoni t’ju informoj lidhur me verifikimet e kryera për përdoruesin e automjetit me targë AA513UM gjatë datave 01 – 11 Maj 2021, dhe konkretisht: 1. Sipas verifikimit në kompaninë e automjeteve me qera “Albanian Car Rental”, rezulton se: Në datën 01 maj 2021 ora 10.00 pranë kompanisë “Albanian Car Rental”, (në Rinas) automjeti tip Seat Arona, me targa AA513UM, me ngjyrë të zezë është marrë me qera nga shtetasi i huaj Çek Filip Carek, i datëlindjes 16 janar 1999, i cili e ka dorëzuar këtë makinën (përsëri në Rinas) në datën 11 maj 2021 ora 10.00. Pranë kësaj kompanie ai ka paraqitur një patente çeke nr. 990116/1611 dhe kartë identiteti çeke me nr. 212452611”, thuhet në dokument.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here