Google search engine
Home Bota Nga përplasja Biden-Macron në varrim, tek personazhet që nuk u ftuan, detajet...

Nga përplasja Biden-Macron në varrim, tek personazhet që nuk u ftuan, detajet nga lamtumira e fundit për mbretëreshën Elizabeth II, më shumë se 4 miliardë njerëz e ndoqën në TV

0
143

Britania i dha ditën e djeshme lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II. Në Westminster Abbey në Londër, me rreth 2000 njerëz të pranishëm, mes tyre 500 krerë shtetesh dhe figura të rëndësishme të politikës u zhvillua ceremonia fetare për monarken e ndjerë. Sa njerëz e ndoqën ceremoninë nga shtëpia? Sipas llogaritjeve të para të mediave britanike, funeralin e Mbretëreshës e ndoqën rreth katër miliardë teleshikues, ndoshta edhe më shumë. Udhëtimi i saj i fundit nisi fillimisht në Westminster Abbey, me një shërbim fetar përpara mijëra njerëzve, dhe më pas në Kështjellën Windsor për një shërbim më intim të përkushtimit dhe, në fund, një varrim privat në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022. Dje për britanikët ishte një ditë emocioni, pompoziteti dhe ceremonie që nuk ishte parë që nga funerali i fundit shtetëror, i Winston Churchill, gati 60 vjet më parë. Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Ajo mbretëroi për 70 vjet më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar. Fronin e ka trashëguar djali i saj i madh, Charles, i cili tani njihet me emrin Mbreti Charles III.

Çfarë ndodhi dje?

Pallati Bakingam ka thënë se vetë Mbretëresha Elizabeth II kishte shtuar detaje personale në planin për ceremoninë e varrimit të saj. Kisha e Ëestministerit, ku u mbajt shërbesa fetare, është vendi ku janë kurorëzuar mbretërit e mbretëreshat e Britanisë, përfshirë edhe Elizabeth II më 1953. Në këtë kishë ajo po ashtu ishte martuar me Princin Philip më 1947. Në Westminister nuk është mbajtur asnjë ceremoni mortore e monarkëve që nga shekulli i 18-të, edhe pse më 2002, aty ishte organizuar ceremonia e varrimit të Nënës Mbretëreshë, nënës së Elizabeth II. Radhët e gjata për të parë arkivolin që mbante trupin e  pajetë të mbretëreshës Elizabeth II, të vendosur në sallën e madhe të Westminster morën fund dje herët në mëngjes. Më pas u hapën dyert në Westminster Abbey, ku të ftuarit mbërritën përpara shërbimit të varrimit në orën 11:00.

Sa kushtoi funerali i Mbretëreshës dhe kush do e paguajë?

Nuk u kursye aspak për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Një ceremoni luksoze, me përkujtime solemne, vigjilje dhe procesione ushtarake, ekrane gjigante për të transmetuar ceremoninë në prani të krerëve të shteteve, liderëve botërorë dhe familjeve mbretërore nga bota. Është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kostove të një organizimi të tillë, por bëhet fjalë për disa milionë paund dhe do të jenë taksapaguesit britanikë ata që do të paguajnë. Një ceremoni faraonike u organizua për t’i bërë homazhe asaj që sundoi në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 70 vjet. Shifrat e sakta nuk dihen, por është e sigurt se do të kalojnë rreth 4 milionët e shpenzuara për lamtumirën e fundit të Zonjës Dianës, por edhe 5 milionët e ndara për funeralin e Nënës Mbretëreshë. Asnjë krahasim me kostot e bëra për ceremoninë e Princit Philip, e cila, për shkak të kufizimeve anticovid, ishte organizuar në një formë më modeste Shpenzimet për funeralin e mbretëreshës Elizabeth do të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve dhe do t’i shtohen kostos totale vjetore të familjes mbretërore, e cila tashmë vitin e kaluar ishte afër 200 milionë paund.

Kush mori pjesë në varrim?

Mbi 2.000 persona morën pjesë në shërbesën në Kishën Westminister, në krye me Mbretin Charles III dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e mbarë bota. Në varrim po ashtu morën pjesë edhe politikanë të ndryshëm, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden. Po ashtu, të pranishëm ishin dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në varrimin e Mbretëreshës, ishin dhe anëtarët e familjeve mbretërore nga Evropa dhe bota. Perandori i Japonisë Naruhito dhe Perandoresha Masako thyejnë traditën japoneze, duke marrë pjesë në funeralin e monarkes britanike. Po ashtu, morën pjesë dhe mbreti Ëillem-Alexander i Holandës, Mbretëresha Maxina dhe Princesha e Kurorës Beatrix kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në varrim mori pjesë edhe mbreti Philippe i Belgjikës, Mbreti Harald V i Norvegjisë dhe Princi Alberti II i Monakos, mbretëresha Margrethe e Danimarkës. Po ashtu, Mbreti i Spanjës, Felipe VI. Përveç presidentit amerikan, Joe Biden, e pranishme ishte dhe gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Olena. Ftesën e pranoi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka quajtur Mbretëreshën Elizabeth II si “mbretëreshë të përjetshme”. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ai i Brazilit, Jair Bolsorano, po ashtu morën pjesë. Kina ka njoftuar se i pranishëm do të jetë zëvendëspresidenti, Ëang Qishan. Në mesin e 500 liderëve botërorë do të jenë edhe ata të Italisë, Gjermanisë, Izraelit, Koresë së Jugut, Irlandës dhe liderët e 56 shteteve të Komenuellthit.

Kush nuk u ftua?

Por, ka edhe ata që nuk ishin. Për shkak të raporteve të tensionuara, Mbretëria e Bashkuar ka ftuar ambasadorët,  jo krerët e shtetit të disa shteteve, sikurse Iranit, Nikaraguas dhe Koresë së Veriut. Rusia dhe Bjellorusia ishin në mesin e një grupi të vogël që nuk janë ftuar fare në varrim për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Po ashtu, liderët talibanë afganë nuk u ftuan, e as liderët e Mianmarit, Sirisë dhe Venezuelës.

Siguria

Mbi 10.000 policë ofruan siguri në Londër. Qindra vullnetarë dhe anëtarë të ushtrisë po ashtu ishin në detyrë. Për shkaqe sigurie, autoritetet në Londër ndaluan fluturimin e përkohshëm të dronëve, ndërkaq aeroporti Hithrou ndaloi fluturimet, me qëllim që të mos krijohet zhurmë gjatë funeralit të monarkes. Sfidë tjetër e sigurisë ishin turmat e njerëzve që u përballua me sukses. Arkivoli i Mbretëreshës udhëtoi nëpër Londër në një distancë prej 32 kilometrash dhe e gjithë rruga që përshkroi kortezhi mortor, kishte barriera. Kjo pasi, anash u mblodhën afër qindra mijëra persona.

Përplasja Biden-Macron

Sipas asaj që raportoi Cecilia Sala, gazetare e Il Foglio, e cila ndodhej në Londër për lamtumirën e fundit të Mbretëreshës Elizabeth, fakti që presidenti amerikan shkoi në funeralin me makinë dhe jo me autobus, bëri që Emmanuel Macron të zemërohej . “Sikur komplikimet, ne flasim gjithmonë për sigurinë dhe logjistikën nuk ishin tashmë të shumta,” shkruante Cecilia Sala krerët e shtetit janë rritur me tekat e tyre”. “Kush i bën ata sepse nuk janë ndjerë mjaftueshëm të konsideruar? Natyrisht Macron. U organizua një autobus, aty ishte Sergio Mattarella, perandori japonez, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, Jair Bolsonaro, presidenti gjerman, mbreti i Jordanisë. Por Joe Biden nuk hyri në autobus, por shkoi me makinën e tij. Kështu që Macron tha diçka si: ‘Pse jo unë? Unë nuk hip në autobus , në fund shkon edhe ai në makinë”.

Princesha Charlotte, 7 vjeçe, qan në funeralin e Mbretëreshës

Princesha Charlotte qau pas funeralit emocional të Mbretëreshës. 7 -vjeçarja mbretërore fshiu sytë dhe u ngushëllua nga mamaja Kate Middleton pasi i tha lamtumirë stërgjyshes së saj të dashur.  Ajo u pa duke qarë kur arkivoli i u Mbretëreshë vendos në makinën e vdekjes në Ëellington Arch. Vëllai më i madh i Charlotte, Princi George, nëntë vjeç, gjithashtu u shfaq i përlotur.

Disa detaje nga ceremonia private

Ceremonia e fundit ishte pak më intime dhe pjesë e saj ishin vetëm 800 persona. Pjesa më e madhe e muzikës funebre që u luajt gjatë varrimit, është kompozuar nga Sir William Harris, i cili ishte organist nga viti 1933 deri në 1961 dhe mësues i pianos i Mbretëreshës në fëmijëri. Detajet e Shërbimit të Përkushtuar ishin të gjitha të miratuara nga vetë mbretëresha, pasi diskutimet në lidhje me këtë ditë u bënë me të shumë vite më parë. Megjithatë mbretëresha qëllimisht nuk vendosi një detaj të kësaj ceremonie, duke e lënë në dorë të mbretit të ri. Bëhet fjalë për himnin e fundit u luajt. Mbreti Charles III ka zgjedhur të luhet “Krishti është themeli i sigurt” në përfundim të ceremonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here