“Lufta e Tretë Botërore” në prag, nëndetëset bërthamore ruse lëshojnë raketa pranë kufirit me SHBA, Moska i tregon “vijën e kuqe” Uashingtonit

0
129

Ushtria ruse ka zhvilluar “lojëra luftarake” në shkallë të gjerë pranë bregut të SHBA duke përfshirë nëndetëset e saj bërthamore. Për të demonstruar forcën e saj u qëllua pranë shtetit federal amerikan të Alaskës, ndërsa nga ana tjetër ushtria e presidentit rus Vladimir Putin po pëson disfata poshtëruese në luftën në Ukrainë. Rreth 30 anije luftarake morën pjesë në stërvitjet në detet Barents dhe Laptev, një zonë ku Moska ka stacionuar mjete të rëndësishme ushtarake. Raketat Granit dhe Onyx u panë të lëshuara nga Rruga e Detit Verior, një kalim strategjik për transportin detar që lidh Evropën dhe Paqësorin. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se raketat “goditën një objektiv kompleks detar duke imituar një shkëputje të anijeve luftarake të një armiku të rremë, në një distancë prej mbi 400 kilometrash”. “San” thotë se kohët e fundit janë shfaqur frika se Rusia ka “rritur ndjeshëm” praninë e saj ushtarake në Arktik dhe se Putin dëshiron të kontrollojë rrugët tregtare dhe burimet natyrore atje. Putin ka rihapur bazat ushtarake thellë brenda Rrethit Arktik për të forcuar kontrollin e tij në shkretëtirën e ngrirë të pasur me burime. Ndërkohë, Moska ka paralajmëruar Uashingtonin se do të hyjë në luftë nëse vazhdon aramatos Ukrainën me raketa më të mira me rreze të gjatë veprimi. “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre që furnizojnë me armë regjimin e Kievit, në fakt bëhen bashkëfajtorë në krimet e tij të luftës. Nëse Uashingtoni vendos të furnizojë Kievin me raketa me rreze më të gjatë veprimi, ai do të kalojë vijën e kuqe dhe do të bëhet palë e drejtpërdrejtë në konflikt”, paralajmëroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Maria Zakharova , duke shtuar se Rusia “rezervon të drejtën për të mbrojtur territor me gjithçka që disponon”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here