FBI ndihmoi në lokalizimin e Adriatik Llallës? Ja çfarë zbulohet nga komunikimet me email të Gledis Nanos, zbardhet lëvizja e ish drejtorit të Policisë

0
208

Agjentët e FBI-së amerikane dyshohet të kenë ndihmuar në lokalizimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla rreth një vit më parë.

Bashkëpunimi i mundshëm i Policisë Shqiptare me Fbi zbulohet nga komunikimet me e-mailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano.

Nano mendohet se i ka dërguar dy agjentëve të FBI-se të dhënat lidhur me Llallën si gjeneralitetet, vendi i fundit ku u pa dhe informacion nga TIMS.

Llalla u arrestua në Itali, pak ditë pas komunikimit të Nanos, ndërsa prej gati një viti është në pritje të ekstradimit drejt Shqiperise ku do të vuajë dënimin me dy vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here