Lojtarët e Kombëtares jo të gjithë janë në formë dhe kjo është ajo që e shqetëson trajnerin Edi Reja. Por ka dhe futbollisti që janë në kulmin e tyre, midis të cilëve veçohet Myrto Uzuni. Anësori i sulmit kuqezi është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm në Spanjë, me skuadrën e Granadës, teksa
ka arritur të realizojë 6 gola në 6 ndeshje. Shqiptari u zgjodh “Lojtari më i mirë i muajit gusht”, teksa ky trofe special, iu dorëzua para ndeshjes ndaj Mirandes, duke e motivuar akoma më shumë talentin beratas, që shkëlqeu me dopietë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Uzuni është shprehur shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë vlerësim, teksa ka falënderuar shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve dhe administratën. 27-vjeçari premtoi se ky është vetëm një fillim i ri dhe do të jap gjithçka për të rikthyer Granadën në La Liga. Shumë i kënaqur dhe falënderues që jam vlerësuar si lojtari i muajit gusht 2022 nga La Liga Smartbank. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, stafin emtrajnerëve dhe administratën. Unë premtoj se ky është vetëm një fillim i ri dhe do të jap gjithçka që mundem që të kthehemi në La Liga. Sinqerisht, Myrto Uzuni”, shkruan ai.








































