Ndeshja me Izraelin konsiderohet vendimtare për fatet e pozicionimit
të kuqezinjve në renditjen e grupit në Ligën e Kombeve. Asnjë rezultat tjetër veç fitores nuk e përmbush objektivin, madje fitorja duhet të jetë me të paktën
dy gola diferencë që Shqipëria të ketë shpresë për kapërcim në vend
të parë. Prandaj trajneri Edi Reja ka gjasa të ndërtojë një strategji
“vetëtimë” për sulmin kuqezi që të dilet shpejt te goli, në të kundërt
objektivi mbetet thjesht ëndërr. Kombëtarja nisi zyrtarisht dje përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit (më 24 shtator) dhe ndaj Islandës (më 27 shtator), që janë edhe dy sfidat e fundit të grupit në Ligën B. Përfaqësuesja kuqezi do të akomodohet në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për sfidat vendimtare të shtatorit dhe do të stërvitet në qytetin bregdetar deri të premten, kur do të udhëtojë drejt Izraelit për ndeshjen e parë zyrtare. Shqipëria sfidon Izraelin në transfertë me ndeshjen që luhet të shtunën në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit,








































