Google search engine
Home Politike FOTO/ Hakerat publikojnë skedën e plotë elektronike të TIMS-it të Gledis Nanos,...

FOTO/ Hakerat publikojnë skedën e plotë elektronike të TIMS-it të Gledis Nanos, dalin të gjitha udhëtimet nga toka dhe ajri, i fundit ishte në Dubai

0
143

Faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar të dhënat për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.Në të dhënat janë të gjitha hyrje-daljet e tij të regjistriara në sistemin TIMS  si dhe fotot e tij ndër vite.

Ndërkohë janë publikuar të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite si edhe patenta.

Po kështu nuk mungojnë numrat e sigurimeve shoqërore të dhjetëra personave, ku nga verifikimi i bërë deri tani, disa prej tyre janë punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Nga vëzhgimi rezulton se lëvizjet e Nanos jashtë vendit kanë qenë të kufizuara me vetëm 2 udhëtime jashtë vendit gjatë kohës që ka drejtuar Policinë e Shtetit. Më 22 nëntor 2021, Nano ka qenë në Stamboll ndërsa më 13 mars të 2022, ish-drejtori i Policisë ka qenë në Dubai me një udhëtim pa shofer dhe të paraportuar zyrtarisht në media.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here