19-vjeçari Erjon Xhenje u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga një atentat i cili i mori jetën teksa po pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.
Mediat kanë zbuluar edhe bisedën e fundit të 19-vjeçarit me babanë.
Babai e ka telefonuar Erjonin dy orë para ngjarjes dhe i ka kërkuar që të dy bashkë të udhëtonin drejt Malit të Zi, por i riu e ka refuzuar duke i thënë se ndodhej në lokal dhe ishte duke pirë një kafe.
Për sa i përket autorëve, ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.
Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.









































