Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasje me armë zjarri në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të diele. Mësohet se viktimë nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur Erjon Xhenjo.
Ndërsa autorët kanë qenë me motoçikletë në momentin kur kanë kryer vrasjen brenda ambienteve të një lokali.
Menjëherë pas krimit të rëndë ata janë larguar me shpejtësi duke u futur në një rrugicë dytësore.
Krimi ndodhi rreth orës 20:00 në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij krimi.
































