Tekniku i përfaqësueses tonë kuqezi, Edi Reja, shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës në Ligën e Kombeve, por nga ana tjetër, situata me grupin nuk duket aq premtuese, sepse jo të gjithë lojtarët janë në formë, jo të gjithë kanë minutazhin e duhur dhe jo të gjithë janë paraqitur pasi ka dhe mungesa. E megjithatë, Reja i ka ftuar të besuarit e tij, por vihet re që nuk ka surpriza, janë po të njëjtët, me ndonjë përjashtim, sikurse është kthimi i mbrojtësit Arlind Ajeti, që me sa duket vjen si pasojë e dëmtimit të Berat Gjimshitit. E megjithatë, Reja ende ka shpresë se mund të përmbysë Izraelin dhe Islandën në renditjen e grupit.
Lista
Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edoardo Reja ka publikuar listën e futbollistëve që do grumbullojë për ndeshjet me Izraelin dhe Islandën për takimet e Nations League. Në një postim në “Facebook” Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike emrat e “kuqezinjve” që janë ftuar për të luajtur në këto dy sfida. “Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidat e Kombëtares. Kuqezinjtë fillojnë grumbullimin ditën e hënë, ndërkohë që nesër trajneri Reja do të dalë në konferencë shtyp në orën 12:30”-shkruhet në postimin e FSHF-së. Në këtë listë e vetmja risi është rikthimi i Arlind Ajetit, i cili kishte një kohë të gjatë që nuk e vishte fanellën “kuqezi”.
Gazzeta dello Sport” zbulon pse ka pak hapësirë për Kristjan Asllanin tek Interi
“Gazzetta Dello Sport” i kushton një artikull Kristjan Asllanit, duke analizuar fillimin aventurës zikaltër të lojtarit të kombëtares Shqiptare. Siç bën të qartë edhe titulli “Pritja e gjatë e të parapërcaktuarit”, e përditshmja prestigjioze evidenton faktin se mesfushori ka luajtur vetëm 29 minuta me Interin, por duke shpjeguar edhe se fillimi problematik i sezonit për zikaltrit ka penalizuar shqiptarin. Në fakt, nëse Simone Inzagi nuk do ti kishte dhuruar 6 minuta në Champions, kundër Viktoria Plzen, sot Asllani do të kishte patur një rekord negativ, atë të futbollistit me më pak minuta të luajtura në skuadër. Deri më tani tekniku nuk i ka lejuar as një gjysmë ore të plotë, pasi duke mbledhur të gjitha kompeticionet, shqiptari numëron vetëm 29 minuta, pak për një lojtar që në verë dukej në trampolinën e kërcimit drejt lavdisë. Minutat e pakta ndaj Plzeni shërbyen për të kaluar Raoul Bellanovwn, të vetmit që deri më tani ka luajtur më pak se ai. Të dy lojtarët e lindur në vitin 2000 janë të vetmit që kanë mbetur jashtë rotacionit që po aplikon Simeone, i cili në këtë mënyrë do të stimulojë konkurrencën për të përmirësuar rezultatet. Gjithsesi, sipas gazetës hapësirat e pakta që i janë lejuar shqiptarit, bëjnë të diskutohet më shumë. Ndërkohë që tifozët në rrjetet sociale pyesin vazhdimisht se ku ka përfunduar talenti Asllani, vetë Kristjani duket më pak i shqetësuar teksa shprehet, “Do të vijë edhe momenti im”. Te Interi ekziston bindja se nëse skuadra do të kishte nisur në mënyrë më të mirë, Asllani padyshim do të kishte një minutazh më të madh.
Lista e Kombëtares
Portierë: Strakosha, Berisha, Kastrati.
Mbrojtës: Hysaj, Ajeti, A.Bajrami, Ismajli, Doka, Lenjani, Mihaj, Veseli, Balliu.
Mesfushorë: Bare, Asllani, Gjasula, Abrashi, N.Bajrami, Laçi, Ramadani, Çekiçi.
Sulmues: Uzuni, Seferi, Cikalleshi, Broja.