Google search engine
Home Bota Çfarë po ndodh me luftën? Ukraina ngre alarmin, zbulon se çfarë po...

Çfarë po ndodh me luftën? Ukraina ngre alarmin, zbulon se çfarë po përdor Rusia së fundmi

0
168

Beteja mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk ka të ndalur, me këta të fundit që kanë përparuar shumë në territore në ditët e fundit, teksa Kievi po vazhdon largimin e forcave ruse nga qindra qytete në verilindje të vendit.

Ukraina njoftoi se ka kapur për të parën herë një dron kamikaz iranian, që është përdorur nga Rusia.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh më herët se ka kontroll të plotë mbi 4.000 kilometra katrorë të territorit të rimarrë nga forcat ruse dhe po stabilizon marrjen e kontrollit edhe të 4.000 kilometrave katrorë të tjerë. Por pavarësisht përparimeve të mëdha të forcave ukrainase, presidenti amerikan, Joe Biden, parashikoi një “rrugë të gjatë” përpara në pushtimin rus të Ukrainës.

Forcat e armatosura të saj së fundi publikuan imazhe që duket se i përkasin një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136.

Trupat ukrainase thanë se këtë dron e kanë hasur afër Kupianskut gjatë ofensivës që Kievi po kryen për të larguar trupat ruse përgjatë rajonit të Harkivit. Droni Shahed duket se është rrëzuar nga forcat ukrainase dhe sipas imazheve, duket se nuk ka arritur të shpërthejë eksplozivët që bartte.

Megjithatë, pala ukrainase ka ofruar pak informacione për këtë dron. Shënimi në dron “M214 Gran-2” nuk korrespondon me pajisjet ushtarake ruse. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk i është përgjigjur kërkesës për koment, ndërkaq as Rusia nuk ka komentuar lidhur me pretendimet e Ukrainës.

Por ministria britanike e Mbrojtjes e  mbështeti pretendimin e Ukrainës për dronin ukrainas, duke shtuar se “Rusia ka shumë gjasa që ka dislokuar dronë iranianë… për herë të parë në Ukrainë”.

“Humbja e Shahed-136 afër linjave të frontit sugjeron se ka gjasa shumë reale që Rusia po tenton të përdorë këtë sistem për të kryer sulme taktike dhe jo sulme ndaj caqeve strategjike më thellë brenda territorit ukrainas”, tha inteligjenca britanike.

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here