Google search engine
Home Politike Drejtesi “Jo se nuk isha aty jo”/ Tre orë marrje në pyetje në...

“Jo se nuk isha aty jo”/ Tre orë marrje në pyetje në SPAK, Hervin Çuli: Kam kryer një krim tjetër…

0
180

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka marrë në pyetje drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin në kuadë të hetimeve për shembjen e godinës së teatrit.

Ai ka qëndruar për rreth 3 orë në SPAK ku ka dhënë deklarime mbi hetimet që po kryhen. Hetimet për shembjen e teatrit nisën pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

I pyetur nga gazetarët mbi detaje rreth marrjes në pyetje, Çuli u përgjigj se nuk kishte qenë aty dhe shtoi me shaka se kishte kryer një krim tjetër.

Pyetje: Për teatrin u morët në pyetje?
Çuli: Jo, kam kryer një krim tjetër…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.
Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here