Google search engine
Home Politike Drejtesi Skandali i inceneratorëve/ Arben Kraja nxjerr informacione të bujshme

Skandali i inceneratorëve/ Arben Kraja nxjerr informacione të bujshme

0
195

Drejtuesi i Posaçëm i Prokurorisë Anti-korrupsion, Arben Kraja, në një intervistë për RTSH ka deklaruar se SPAK ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, lidhur edhe me çështjet e inceneratorëve.

“Kemi 20 skuadra me BE përfshirë edhe Francën e MB apo Holandë skeptikë me organet e drejtësisë në vendin tonë.

Ka pasur arrestime dënime e sekuestrime nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja. 18 mln e gjysmë euro me Italinë apo pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i paligjshëm jashtë.

Krimi i organizuar është shumë i zhvilluar. Shqiptarët po përfshihen në krimin në vendin e origjinës dhe kjo e bën të nevojshme bashkëpunimin.

Proceset në këtë fushë kërkojnë kohë, 3 apo katër vite.

Korrupsioni: Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vettingu për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore.

Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve.

Kemi çështje të Gërdecit që është rihapur”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here