Ish deputetja e LSI, Silva Caka vijon përplasjet me avokatin Idajet Beqirin, të cilin e cilëson si ‘avokati’ i denjë për Rilindjen që ka qenë i dënuar për falsifikim dhe mashtrim. Sipas saj, Beqiri mund të fshihet pas pseudonimeve të tij: “Petrit Tepelena”, “Alban Vjosa” dhe “Kolonel Ilir Duraku” por nuk i fshihet dot të vërtetës. Në një tjetër dokument të publikuar dje, tregon se Beqiri ka qenë i dënuar me 4 vjet nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë, rikonfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe ajo e Kasacionit në Belgjikë. Akuzat që rëndojnë mbi të janë për mashtrim dhe falsifikim. Ndër të tjera duhet sikur paralajmëron se do të nxjerrë akoma më shumë vendime gjykatash.”Avokati” i denjë për Rilindjen, i dënuar për falsifikim dhe mashtrim në çdo kohë, brenda dhe jashtë vendit. Rilindja nuk ka një “avokat” më të denjë se Idajeti. Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së PPSH, që e ka dënuar për falsifikim me 1 vit burgim dhe pas mëshirës që kërkoi ju ul dënimi në 4 muaj, një tjetër vendim zbulohet për këtë kampion të mashtrimit dhe falsifikimit. Idajeti siç faktohet nga ky vendim është dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë, rikonfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe ajo e Kasacionit në Belgjikë”, tha ajo. Ndër të tjera, Caka deklaroi se me kartelë të kuqe nga Interpoli, ai fshihet pas studiove dhe portaleve kundër Ilir Metës. Ajo tha se sa më shumë avokati flet aq më shumë vendime gjykatash dalin.“Me kartelë të kuqe nga Interpoli, ky “lehës” i tredhur nga gjykatat, fshihet studiove dhe portaleve ku ndërsehet pa pushim nga Rilindja kundër Ilir Metës. Idajeti, mund të fshihet pas pseudonimeve të tij: “Petrit Tepelena”, “Alban Vjosa” dhe “Kolonel Ilir Duraku” por nuk i fshihet dot të vërtetës. Sa më shumë leh Idajeti, aq më shumë vendime gjykatash dalin. Gjynah për nipërit dhe mbesat që Idajeti në vend të përrallave, duhet t’i rritë me vendimet e Gjykatave që e kanë dënuar në çdo kohë. Falsifikator dhe mashtrues me vendim gjykate, a ka kush që të beson mor i gjorë?!”, shkruan Caka.
PL akuza ndaj avokatit
Ndërkohë, kujtojmë se edhe pak ditë më parë Silva Caka, ka publikuar një dokument në të cilin rezulton se Beqiri, kur mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Krujës ka falsifikuar dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me garancinë procedurale për dhënien e drejtësisë. Sipas saj, këtë vepër e ka kryer në bashkëpunim me dy sekretarët e seancave gjyqësore, Merita Kaloshi dhe Bashkim Malaj. Për krimin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, rezulton se Gjykata e dënoi Beqirin me 4 muaj heqje lirie. Në dokumentin e publikuar nga Silva Caka thuhet se Gjykata e Lartë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në një vendim që i përket datës 14.7.1986 vëren se Idajet Beqiri, gjatë periudhës prill 1980-1986 ka qenë ne detyrë kryetar i gjykatës së rrethit të Krujës. Sipas saj, ai ka falsifikuar procesverbalet e seancës gjyqësore me thëniet e dëshmitarëve. “Në punë është karakterizuar nga ndjenja e mendjemadhësisë dhe egoizmit, nga tendenca për t’u dukur me arritje më të mira se të tjerët, nga puna për bujë, gjë që e çoi deri në falsifikimin e dy procesverbaleve të seancave gjyqësore”, thuhet në dokument. E para lidhet me një procesverbal për njohjen e viteve të shërbimit në degën ushtarake të Fushë-Krujës për Ram Durmën. Për të mos shtyrë seancën, Beqiri, i cili nuk kishte biseduar me dëshmitares por i tha të shënonte në procesverbal sikur u paraqitën dhe kishte biseduar me ta. “Në procesverbalin e seancës gjyqësore u shënuan fakte që i pandehuri Idajet mbante mend nga një bisedë që kishte bërë me dëshmitarin Muharrem Sefaj dhe me Sabah Meca për punën e kërkuesit Ram Durma në degën ushtarake”, thuhet në dokument.





































