Google search engine
Home Aktualitet Muhamet Rrumbullaku shkakton “tërmet” në Policinë e Elbasanit, kush janë dy oficerët...

Muhamet Rrumbullaku shkakton “tërmet” në Policinë e Elbasanit, kush janë dy oficerët e pezulluar pasi akuzohen për shpërdorim detyre

0
259

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Sipas AMP nënkomisari Uljan Shpataraku dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se dy nënkomisarët e pezulluar, kanë shpërdoruar detyrën pas shoqërimit në komisariat të shtetasit E.F i cili ka qenë i shpallur në kërkim policor

Burimet theksojnë se dy punonjësit e policisë pasi e kanë shoqëruar E.F i kanë marrë dëshminë, por nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se oficerët nuk e kishin regjistruar shtetasin E.F as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here