Google search engine
Home Aktualitet Irani sulmoi TIMS/ Policia merr masat urgjente, urdhëron komisariatet të…

Irani sulmoi TIMS/ Policia merr masat urgjente, urdhëron komisariatet të…

0
175

Pasi sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik nga Irani, Policia e Shtetit si masë parandaluese ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe komisariatet të heqin internetin nga kompjuterët e punës.

Mësohet se i mbyllur po qëndron edhe sistemi ADAM, i cili ka të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo dyshuar për një ngjarje.

Po ashtu, i bllokuar qëndron edhe sistemi MEMEX, i cili ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Managjit Policor të çështjeve, i cili ka gjitha veprimet e kryera nga policia.

Çdo veprim do të kryet normalisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here