Google search engine
Home Ekonomi Paketa antikrizë/ Rama prezanton paketën e re të rezistencës sociale, nga pensionet...

Paketa antikrizë/ Rama prezanton paketën e re të rezistencës sociale, nga pensionet te paga minimale, rritet paga për policët e gardianët

0
179

Me anë të një deklarate, kryeministri Rama ka publikuar këtë të enjte paketën e rezistencës sociale.

Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme dhe jo e përkohshme në  1 – 2 -3 muaj, tha Rama duke shpjeguar “se e kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparishikueshme dhe angazhimi ynë është që tu japim njerëzve tanë një mbështetjet afatmesme”

-Për herë të parë do të riindeksohen pensionet e llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6 % duke u nisur nga indeksimi I mëparshëm por shkon në 9.5% si indeksim tërësor I këtij viti.

– Për personat me aftësi të kufizuar. Indeksim me 7.5%

-Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike

-Do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë

– Do të rrisim pagat për administratën që nuk janë prekur prej shumë kohësh

Do rrisim pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve, të cilët nuk kanë pasur rritje page prej shumë kohësh. Paga minimale rritet nga 32  në 34 mijë lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here