Google search engine
Home Bota Të dhëna për një shtet që ka aftësi bërthamore, zbardhet çfarë zbuloi...

Të dhëna për një shtet që ka aftësi bërthamore, zbardhet çfarë zbuloi FBI në banesën e Trump

0
209

Agjentët e FBI gjatë kontrollit të bujshëm në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago gjetën midis të tjerash një dokument që përshkruan aftësitë bërthamore të një qeverie, raportoi të martën Washington Post.

Media në fjalë,  duke cituar burime të paidentifikuara, nuk e përmend se cila është qeveria e huaj në dokumentin që përshkruan mbrojtjen ushtarake të vendit.

Përmbajtja e më shumë se 11,000 dokumenteve qeveritare dhe fotografive që  agjentët e FBI-së gjetën në Florida muajin e kaluar nuk është zbuluar, por raportimet nga mediat ndërkombëtare treguan se dokumentet e klasifikuara në lidhje me armët bërthamore ishin ndër artikujt që kërkonin autoritetet federale.

Ndër të dhënat e gjetura nga FBI ishin dokumente që detajojnë operacionet top-sekret të SHBA-së .

Trump tashmë është nën hetim nga departamenti i drejtësisë për mbajtjen  e zhvendosjen e paautorizuar të të dhënave shumë të ndjeshme të qeverisë nga Shtëpia e Bardhë dhe për ruajtjen e tyre në mënyrë të parregullt në Mar-a-Lago.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here