Ngrijnë marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, reagon ‘flakë për flakë’ ministri i Jashtëm i Holandës

0
170

Qeveria shqiptare ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Ky vendim vjen pas sulmeve kibernetike që shënjestruan faqet e qeverisë shqiptare në korrik. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Jashtëm të Holandës.

“Marrëdhëniet tona janë të fuqishme, është një vizitë konstruktive, shpresoj dhe për një takim të kryeministrave. Ka shumë fusha ku vendet tona mund të përmirësojnë mardhëniet tona dy palëshe, sipas mendimit tim e kemi përmirësuar shumë mardhëniet tona. Dua të konfirmoj se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Në emër të vendeve të ulëta dua të them se e mbështesim rrugën e vendit tuaj drejt anëtarësimit. është e rëndësihme që të vijojmë me zbatimin e reformave, jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë dhe do ju japim mbështetje. Dua të shpreh solidaritetin tim për atë që i ndodhi vendit. Eshtë e rëndësishme për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve kibernetike, mund të mbështeteni te ne dhe ne këtë fushë. Eshtë kënaqësi që jam në këtë vend të bukur”, u shpreh minsitri i jashtëm i Holandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here