Në kërkim prej më shumë se një viti, policia arreston 26-vjeçarin në Tiranë

0
183

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një 26-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.

26-vjeçari Aldo Kodra, banues në Tiranë, ishte në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Klajdi Kodra, gjithashtu i shpallur në kërkim, më datë 27.05.2021, në rrugën “Liman Kaba”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Reginaldo Kaçorri, 19 vjeç.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit“.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

K., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje“, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 27.05.2021, në rrugën “Liman Kaba”, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin K. K. (i shpallur në kërkim), ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R. K., 19 vjeç.

Gjithashtu, në ngarkim të shtetasit A. K. u referuan materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin më mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here