“Foltorja” shkon për “skrap”, ja si po shkërmoqet lëvizja anti-amerikane e Sali Berishës, lufta për poste dhe refuzimi i deputetëve rrudhin grupin e mbështetësve të “non gratës”

0
155

Lëvizja antiamerikane e Sali Berishës, vendosmëria për të pushtuar Partinë Demorkatike pafolur ende gjykata dhe ndarja e posteve pa meritë, duket se kanë ndezur sherret brenda demokratëve. Gazeta e ka deklaruar gjatë këtyre kohëve, sidomos pasi Berisha uzurpoi PD-në, se “Foltorja” po shkon për “skrap” dhe është përfshirë nga sherret dhe hatërmbetje. Ky fenomen është parë qartë ditët e fundit në disa takime që ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar në Tiranë dhe rrethe, i cili është braktisur thuajse nga të gjithë deputetët dhe disa prej eksponentëve më të lartë të Partisë Demokratike. Shkak mendohet se është bërë përqendrimi i gjithë posteve në duart e deputetëve të PD, si Flamur Noka, Oert Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Luçiano Boçi, të cilët kanë lënë jashtë ofiqeve dhe vëmendjen partiake e mediatike, disa prej deputetëve të pakët që i janë bashkuar “Rithemelimit”. Kjo strategji, ku kryefjalë  është lufta për poste brenda “Foltores”, ka bërë që deputetë të refuzojnë hapur linjën e Berishës, çka ka sjellë edhe rrudhjen e grupit të mbështetësve të “non gratës”, i cili nuk është më si më parë dhe është katandisur në 4-5 ligjvënës. Pra, ndonëse Berisha mblodhi me kuç e me maç në të ashtuquajturën “Foltore”, kohët e fundit shumë nga ata që prisnin të shpërbleheshin u hodhën si limon i shtrydhur.  Madje, mësohet se disa prej deputetëve janë larguar nga “Foltorja”, edhe për shkak se amerikanët iu kanë kërkura në takim që të distancohen sa më parë nga lëvizja e Berishës. Megjithatë ky rivalitet nuk do zgjasë shumë, pasi në momentin që do të flasë Gjykata e Apelit të gjithëve do ju ikë mundi kot. Nëse Apeli rrëzon statutin e “Foltores”, asnjë nga këto poste që ndau Berisha nuk do jetë legjitim. Kjo do të thotë se “Foltorja” është drejt kolapsit dhe i ka ditët e numëruara.

Plas sherri në Korçë

Por kur të gjithë mendoni se sherri që ka mbërthyer “Foltoren”, do të qëndronte vetëm në qendër, përplasjet kanë zbritur edhe në bazë. Sinjale më i freskët ka ardhur nga Korça, aty ku dje ka plasur sherri brenda grupit të PD së Komisionit të Rithemelimit të Berishës. Kryetari i degës i zgjedhur në procesin e organizuar nga Berisha më 25 prill, Devis Osmani u godit me shishe në kokë nga sekretari i grupseksionet Eduart Topalli. Shkak mendohet se është një mosmarrëveshje për rezultatin e zgjedhjeve të degëve, për shkak se Topalli ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për Kryesinë e degës së Korçës, duke kërkuar rivotim.  Situata ende nuk ka një vendim të prerë nga forumet e partisë për çështjen e konstituimit të kryesisë duke çuar në përplasje të shpeshta ndërmjet Osmanit dhe Topallit. Rastet e konflikteve kane qene te vazhdueshme mes te dyve, kjo mendohet se ka shkaktuar përplasjen e fundit ku janë përdorur dhe shishet. Devis Osmani momentalisht mbron kryesinë aktuale duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ka qenë korrekt. Ndërsa grupi i Topallit pretendojnë se ka pasur parregullsi në këto zgjedhje dhe ato duhen ribërë. Prej muajsh forumet e larta të partisë nuk kane dhënë një vendim të prerë mbi këtë situatë duke krijuar konflikte të vazhdueshme në bazë. Pra, këto sinjale tregojnë se “Foltorja” është mbërthyer nga sherret dhe përplasjet për poste dhe ofiqe, çka tregon se ajo po shkërmoqet nga baza në qendër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here