Murinjo i pakënaqur me Kumbullën, hidhet në treg për lojtar difensiv

0
127

Marash Kumbulla mori kritika për paraqitjen e tij në humbjen e Romës mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe nuk përjashtohet ta shohë veten në merkaton e dimrit, pasi trajneri Hoze Murinjo, krahas të tjerëve, i ka bërë kritika shqiptarit për paraqitjen e dobët. Në fakt, Murinjo nuk është aspak i kënaqur me mbrojtjen e Romës, përfshirë këtu edhe lojtarin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën, ndaj vazhdimisht po sheh për emra potencial për atë repart. Mediet italiane raportojnë se pesë emra janë pjesë e listës së dëshirave të teknikut portugez. Dan-Aksel Zagadou i Borusia Dortmund, Jason Denajer i Lionit, Nikola Maksimoviç i Xhenoas, Edgar dhe Cepitelli i Kaliarit. Nëse Roma do mund të afronte ndonjë prej emrave të sipërpërmendur, atëherë Kumbulla vështirë se do të shihte më minuta aktivizimi. Ndërkohë, “Sky Sport Italia” ka treguar që Hoze Murinjo ju ka thënë lojtarëve të tij mbrëmë pas humbjes 4-0 nga Udinese, duke veçuar këtu Tamy Abraham “si dështim” të ndeshjes, i cili u përcoll nga trajneri i Anglisë në stadium, Gareth Sauthgejt. Abraham nuk e gjeti golin dhe mandej edhe u lëndua, për shkallën e të cilit do të merret vendim ditët e ardhshme. Megjithatë, ish ylli i Çelsit do të jetë gati për ndeshjen e radhës së Serie A kundër Empolit. Së paku, kjo është ajo çfarë shpreson Murinjo, pasi që Andrea Beloti nuk është tërësisht gati, derisa Eldor Shomurodov nuk është në planet e “Special One”. Murinjo raportohet t’i këtë thënë lojtarëve të tij sot që ai pret një qasje ndryshe në ndeshjen e ardhshme kundër Ludogorets në Ligën e Europës. Trajneri portugez nuk është i lumtur me pothuajse asgjë nga ajo që treguan lojtarët e tij kundër Udinezes, kryesisht është i irrituar me pranimin e dy golave të fundit brenda shtatë minutave. Dhe Kumbulla ka mangësitë e tij, prandaj mediat italiane raportojnë se ai mund të dalë në treg në merkaton e dimrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here