George Soros është njeriu që sulmohet më shumë në Shqipëri, nga mediat pranë opozitës.Kjo, pasi sipas Sali Berishës, ai është shkaku i gjithë të këqijave që i kanë ndodhur atij personalisht, por edhe Shqipërisë.Berisha thotë se u shpall “non grata” nga SHBA, pikërisht se loboi Sorosi që kjo gjë të ndodhte, pasi Berisha deklaron se është i pastër dhe nuk është e vërtetë asnjë prej akuzave për të cilat është shpallur “non grata” nga autoritetet amerikane.Por duket se marrëdhënia e tyre ka qenë ndryshe vite më parë.Madje, portat në Shqipëri, atij ia ka hapur vetë Sali Berisha, siç tregon edhe në një letër. Me anë të një letër që ia ka dërguar Sorosit, Berisha e falënderonpër kontributin që Sorosi ka dhënë për demokracinë shqiptare dhe e fton jo vetëm të punojë me Qeverinë shqiptare.Berisha i dërgonte Soros për ta falënderuar për një donacion, ku mes të tjerave në letër e cilëson si “mikun e tij personal”, por edhe të Shqipërisë.”I dashur Z.Soros. Po ju shkruaj para së gjithash për t’ju falënderuarpër mbështetjen shumë të nevojshme të Fondacioni “Shoqëria e Hapur” i la dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri, 120 tonët e lerës janë shembulli i ndihmës që fondacioni juaj dhe shtypi amerikan demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur. Nuk ka dyshime se kjo ndihmesë, ishte çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit. 45 vjet të izolimit të shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë në një nevojë të ngushtme për reformë të plotë ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit. Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një Grup Këshillimor pranë qeverisë shqiptare të luaj një roj të rëndësishëm në planifikimin edhe kryerjen e këtyre reformave. Si qeveria shqiptare ashtu edhe unë personalisht shpresojmë që ë kemi marrëdhënie të frytshme me fondacionin tuaj. Kështu që unë ju ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërinë si miku im personal. Shpresoj të shihemi së shpejti”, shkruhet në letrën e Berishës.









































