Google search engine
Home Aktualitet U arratis nga Turqia me miliona! Prangoset në Shqipëri ‘bossi’ i Bitcoin!...

U arratis nga Turqia me miliona! Prangoset në Shqipëri ‘bossi’ i Bitcoin! Po pushonte në jug me nipin e…

0
124

Është arrestuar super mashtruesi me paratë virtuale, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Faruk Fatih Özer.

Raportohet se shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollar, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat.

Burime bëjnë të ditur se që prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Mësohet se Faruk Fatih Özer, ka qenë nën shoqërinë e Evaldo Haxhiut, nipit të kreut të FSHF, Armando Dukës. Po ashtu edhe Evaldo Haxhiut i janë vënë prangat.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here