Google search engine
Home Bota Gjermania nis planin e madh në vjeshtë për Ballkanin Perëndimor, Scholz pritet...

Gjermania nis planin e madh në vjeshtë për Ballkanin Perëndimor, Scholz pritet të japë “dorën e fundit” që Serbia të njohë plotësisht Kosovën, zbardhen prapaskenat e forta

0
181

E etiketuar shpesh si “hallka më e dobët” e Evropës, Ballkani mund të shndërrohet në një burim të ri trazirash teksa lufta në Ukrainë vazhdon. Të gjithë janë të bindur se integrimi në Bashkimin Evropian do ti japë fund pakënaqësive, por procesi vazhdon të zvarritet. Gjermania “ka kthyer sytë” nga rajoni, duke vënë në pah dy çështjet e ndjeshme për Ballkanin: Rolin e Serbisë në çështjen e nxehtë me Kosovën dhe integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Thirrja e fortë nga Berlini

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia dhe ndoshta Gjeorgjia duhet të hyjnë në BE. Në një Union kaq të zgjeruar, dallimet mes anëtarëve në lidhje me interesat e tyre politike, ndikimin ekonomik dhe sistemet shoqërore do të rriten”, paralajmëroi kancelari në një leksion në Universitetin Charles me temën “E ardhmja e Evropës”. Scholz paralajmëroi se me pranimin e çdo anëtari të ri, rreziku që njëri prej anëtarëve të përdorë veton do të rritet dhe kështu do të parandalojë zhvillimin e anëtarëve të tjerë. “Kjo është arsyeja pse unë propozova një kalim gradual në votimin e shumicës për politikën e jashtme, por edhe për fusha të tjera, si politika tatimore, dhe jam plotësisht i vetëdijshëm se kjo do të ketë pasoja edhe për Gjermaninë,” u tha Scholz studentëve çekë. Kancelari tha se Gjermania ka ndryshuar plotësisht kursin e saj që nga sulmi rus ndaj Ukrainës dhe se Berlini do të ndihmojë Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Është e rëndësishme që së bashku të mbrojmë idenë tonë të përbashkët evropiane. Kjo është arsyeja pse ne po ndihmojmë Ukrainën e sulmuar ekonomikisht, politikisht, humanitarisht dhe gjithashtu ushtarakisht. Në këtë kuptim, Gjermania ndryshoi rrënjësisht kursin e saj. Ne do ta vazhdojmë atë ndihmë në mënyrë të besueshme dhe për aq kohë sa të duhet”, tha Scholz. Kancelari gjermane propozoi gjithashtu që Evropa të ndërtonte sistemin e saj të mbrojtjes ajrore sepse “do të ishte një kontribut sigurie për të gjithë Evropën dhe do të ishte më efikas dhe më i lirë se kur çdo vend e ndërton me shpenzimet e veta”, tha Scholz.

Ndërhyrja urgjente për Kosovën

Gjermania ka njoftuar se Scholz po përgatit sërish një takim dhe se do t’i ftojë sërish dy politikanët për bisedime. Mesazhi gjerman është i qartë,  Mediat e huaja shkruajnë se Gjermania, me angazhim të shtuar, dëshiron të bëjë të ditur se ata janë faktori kyç në Evropë për zgjidhjen e problemit dhe në prapaskenë flitet për mesazhe të koduara nga Berlini, duke nënkuptuar se nuk i beson SHBA-së dhe dëshiron t’i thotë se është në terrenin e saj dhe se nuk do t’i shikojë gjërat nga anash. Këtë e dëshmon ndër të tjera edhe “parada” e politikanëve gjermanë që kanë vizituar Beogradin dhe Prishtinën muajt e fundit, që nga i dërguari për Ballkanin Perëndimor, përmes deputetëve të Bundestagut, e deri te vetë Scholz, i cili në qershor të këtë vit , vetëm një muaj pas takimit në Berlin, vizitoi të dy qytetet.

“Gjuha e përbashkët” gjermane

Ambasada gjermane në Prishtinë njoftoi se Scholz edhe një herë, si në maj të këtij viti, do të përpiqet t’i ndihmojë Vuçiçin dhe Kurtin të gjejnë një “gjuhë të përbashkët”. “Këtë vjeshtë, si pjesë e procesit të Berlinit, kancelari Scholz do të ftojë të dyja palët, me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të dialogut. Përgatitjet për atë takim janë duke u zhvilluar dhe kanë deklaruar në ambasadën gjermane në Prishtinë, ku e kanë mirëpritur takimin në Bruksel. Ata shtojnë se është e rëndësishme që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë për një zgjidhje të mundshme. Një tjetër përshkallëzim me bllokime rrugore dhe protesta të dhunshme nuk është në interesin e askujt. Në vend të kësaj, është e nevojshme një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme mes dy palëve, e cila do të zhbllokojë perspektivën evropiane për të dyja vendet dhe do të kontribuojë në sigurinë rajonale” tha ambasada gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here