Google search engine
Home Politike Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano

0
208

Gledis Nano është larguar nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i emëruar vjeshtën e vitit të shkuar ka dhënë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri. Pa mbushur një vit, Nano është larguar ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur. Ngjarjet kriminale dhe situata ku ndodhet Policia e Shtetit janë arsyet kryesore të largimit të Nanos.

Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore. Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuiimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here