Hidhet shorti në Ligën e Europës, TRoma, Junajtid e Arsenal me short të pranueshëm

0
146

Lojgtarët sdhqiptarë do të kenë një shans të tregojnë vlerat e tyre në Ligën e Europës. Natyrisht jo të gjithë, por ata futbollistë, skuadrat e të cilëve kanë mundur të kualifikohen deri në grupe. Goglat janë treguar të mëshirshme me skuadrat pretendente, pasi i përplasen në grupe me ekipe relativisht më të lehta, por nuk duhet të harrojmë se në raundin tjetër në Europa League zbresin vendet e tjetra të grupeve të Champions, kështu që gara vjen e bëhet gjithnjë e më e fortë. Pra, Liga e Europës ka njohur grupet e saj për sezonin e ri, ku garanton sfida vërtetë interesante. Për Marash Kumbullën dhe Elseid Hysajn duket se do të ketë përballje interesante, me Romën dhe Lacion që njohin grupe të lehtë. Për sa i përket ish-mesfushorit të Laçit, Regi Lushkjen, Sherifi i tij duket se nuk do ta ketë aq të lehtë, ku në grupe do të përballet me Mançester Junajtid të Ronaldos, Real Sociedadin dhe Omonoia. Arsenali nuk do ta ketë të vështirë, ku përballë do të ketë PSV-në, Bodo/Glimt dhe Zyrihun. Duhet tghënë se të gjitha ndeshjet e Ligës së Europës, faza e grupeve, do të mbyllen brenda dhjetorit, pasi në janar e prapa nisin duelet me eliminim direkt dhe kompeticioni futet në një fazë tjetër të rëndësishme. Por, duke qenë se skuadrat kjanë rivalitet dhe ambicie edhe në kampionatet e vendeve të tyre, ngarkesa është shumë e madhe, për këtë arsye synohet luftë në dy fronte ku shpresohet që të arrihen objektivat. Prandaj, skuadrat si Arsenal, Mancester Junajtid dhe Roma konsiderohen favorite absolute jo vetëm për të kaluar grupin, por edhe për ta fituar këtë kompeticion. Kujtojmë që Ligën e Europës sezonin e kaluar e fitoi Eintrahti i Frankfurtit, kurse Ligën e Konferencës e fitoi Roma e Hoze Murinjos, një triumf që ndodhi në stadiumin “Air Albanuia” të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here