Guri se preferon Superioren e Shqipërisë, i bashkohet Istanbulsporit në Turqi

0
157

Kombëtarja ka një numër të madh lojtarësh në dispozicion, madje ka qenë vetë trajneri Edi Reja që javë më parë ka përmendur një numër deri në  60 lojtarë që janë testuar për të zgjedhur 11 futbollistët që zbresin në fushën e lojës, apo 25 lojtarët që grumbullohen në prag të dueleeve të rëndësishme ndërkombëtare. Një nga lojtarët që është testuar ka qenë edhe Sindrit Guri, i dalë nga akademia e Vllaznisë, që spikati me Kukësin e mundi të shkojë në Belgjikë, por pa bërë shumë gjëra domethënëse e në fund përfundoi tek Shkëndija e Tetovës, ku pati një paraqitje të mirë. Por tani lojtari ka lëvizur sërish, duke lënë skuadrën tetovare dhe duke kaluar tek një skuadër e njohur e Superligës së Turqisë.

Informacioni

Lajmin e kanë publikuar fillimisht mediat turke, por pranohet dhe nga mediat tona sportive që një tjetër lojtar shqiptar zgjedh kampionatin turk para kampionatit shqiptar. Pra, shtohet kolonia shqiptare te Istanbulspor. Sulmuesi shkodran Sindrit Guri është futbollisti i radhës që bashkohet me klubin tur, ku luajnë edhe të tjerë si Eduart Rroca, Kristal Abazaj, Valon Et’hemi, si dhe sulmuesi i Kosovës, Jetmir Topalli. Guri ishte futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Shkëndijën e Tetovës dhe ka zgjedhur pikërisht Superligën turke për të vijuar karrierën, ndonëse kishte oferta të shumta edhe në Shqipëri, kryesisht nga Partizani e Vllaznia. Sulmuesi shkodran është duke kryer vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme dhe pasdite do të prezantohet zyrtarisht te Istanbulspor, ku do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Legjionarët shqiptarë në ligën turke

Kampionatin turk kanë vite që e frekuentojnë futbollistët tanë. Më herët atje kanë luajtur edhe lojtarë si Bushi, Duro, etj, ndërkohë që vitet e fundit armata e kuqezinjve në kampionatin turk është shtuar në të dy kategoritë e futbollit të atij vendi, ku kryesor për disa vite me radhë ka qenë Sokol Cikalleshi, bomberi kuqezi, por edhe lojtarë si Rroca, ?eki?i, e mjaft të tjerë, përfshi dhe portierin e Kombëtares Gentian Selmani, apo dhe futbollistë që kanë pretendime për të veshur bluzën e Kombëtares. Cikalleshi ka qenë lojtari më i preferuar, nisur jo vetëm nga potenciali i tij fizik e teknik, por edhe për efikasitetin e tij qoftë me Koniasporin në kampionatin turk, por edhe me golat me peshë për fanellën kuqezi, ku ai ka shënuar vërtet gola me vlerë. Por Cikalleshi po “plaket” dhe kalimi i tij në formë huazimi në kampionatin e Arabisë Saudite mund të ndikojë negativisht në këtë drejtim, pasi cilësia e dobët e kampionatit arab mund t’i ndërpresë ftesën Cikalleshit në Kombëtare. Kujtojmë që në kampionatin arab luan edhe mesfushori i mëparshëm i Partizanit, Lorenc Trashi. Mbetet të shihet në fundt të shtatorit se cilat do të jenë zgjedhjet e trajnerit Edi Reja, por gjasat janë që Cikalleshi të ftohet, për shkak se eksperienca e tij është e vlefshme në këtë moment në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here