Në Stamboll u hodh dje shorti i Ligës së Europës dhe i Ligës së Konferencës, një short që kishte rëndësi edhe për futbolldashësit shqiptarë,. Kjo pasi në fazën e grupeve të LIgës së Konferencës do të luajë këtë edicion edhe kampionia e Kosovës, Ballkani, skuadër që drejtohert nga trajneri tiranas Ilir Daja. Skuadra e Ballkanit i kaloi të gjitha raundet paraeliminatore, ëprfshi dhe “Play-off”-in, ku mundin skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, Shkupin. Tashmë Ballkani do të luajë në fazën e grupeve të LIgës së KOnferencës dhe dje skuadra kosovare mësoi edhe rivalët, teksa shorti e vuri në grupin G. Kemi të bëjmë me rivalë shumë të fortë, por jo të pakalueshëm, pasi DSlavia e Pragës, Sivaspori turk dhe Kluzhi rumun janë ekipe ndaj të cilëve edhe mund të marrësh pikë dhe trajneri Ilir Daja theksoi dje pas hedhjes së goglave se Ballkani i tij do të bëjë më të mirën për të marrë maksimumin. Në fakt, Ballkani e ka realizuar objektivin e tij sepse arritid eri në grupe, kështu që do të tentojë të marrë sa më shumë rezultate positive, që përkthehen edhe në para të majme për buxhetin e klubit. Mbi të gjitha Ballkani i trajnerit Daja do të tentojë të bëjë më të mirën mpër të rritur imazhine futbollit shqiptar të Kosovës në arenën ndërkombëtare e në të njëjtën kohë t’u japë mundësinë lojtarëve të tij të tregojnë potencialin e tyre dhe të bien në sy të klubeve elitare europiane, pra për të shitur vfutbollistë si mundësi për të ardhura më të mëdha. Krahas kësaj, faza e grupeve sjell fitime nga e drejta televizive, por për Ballkanin tani e sigurt është se do të ketë edhe fitime që vijnë nga biletat, pra kalimi në fazën e grupeve ishte di?ka madhështore për skuadrën e Ballkanit që drejtohet nga një teknik si Ilir Daja, tashmë i sprovuar edhe në Europë, pasi ka drejtuar vite më parë Skënderbeun në Europa League.
Nexhipi optimist, beson se Ballkani lë gjurmë
Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi, beson në cilësitë e ekipit nga Suhareka. Nexhipi, i cili ishte në Stamboll për ta përcjell nga afër shortin e grupeve të Ligës së Konferencës, ka thënë se Ballkani mund ta befasojë secilin kundërshtar të grupit. Ballkani do të paraqitet në Grupin G të Ligës së Konferencës, në të cilin do të përballet me Slavia Pragën, Clujin dhe Sivasporin. “Është një short interesant pasi për herë të parë po marrim pjesë në këtë garë. Është një grup i vështirë, por është grup që mund të luajmë futboll kundër secilit kundërshtar”, është shprehur Nexhipi. “Janë ekipe të vështira, por ne jemi ekip që mund të befasojmë çdokënd dhe do të tentojmë ta bëjmë maksimumin në secilën ndeshje. Do të ketë festë në secilën prej tyre dhe shpresoj të rritemi nga ndeshja në ndeshje dhe të marrim maksimumin prej këtyre ndeshjeve në grupe”, theksoi Nexhipi. Sido që të vijnë rrethanat me rezultatin e ndeshjeve, Ballkani ma shkruar histori me kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës.
Grupet e Conference League:
Grupi A – Istanbul Basaksehir, Fiorentina, Hearts, RFS
Grupi B – Uest Hem, FCSB, Anderleht, Silkeborg
Grupi C – Vilareal, H. Beer-Sheva, Austria Vjenë, Lech
Grupi D – Partizan Beograd, Këln, Nice, Slovako
Grupi E – Alkmar, Apollon, Vaduz, Dnipro
Grupi F – Gent, Molde, Shamrok Rovers, Djurgarden
Grupi G – Slavia Praga, CFR Kluzh, Sivaspor, Ballkani
Grupi H – Bazel, Slovan Bratislava, Zalgiris, Pjunik