Google search engine
Home Politike SPAK nis hetimet, reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ilir Meta dhe publikon shkresën...

SPAK nis hetimet, reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ilir Meta dhe publikon shkresën zyrtare (Zbulon dhe kërkesën tjetër të Prokurorisë së Posaçme)

0
153

SPAK bën me dije se ka nisur hetimet për ish presidnetin, Ilir Meta. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Metës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Meta thekson se “Spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve”. Mes të tjerash Meta ka publikuar edhe një shkresë ku SPAK i kërkon informacione Drejtorisë së Gjendje Civiles, mbi gjeneralitetet e Metës.

“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here