Google search engine

    Ilir Meta nën hetim nga SPAK, reagon ‘flakë për flakë’ Yuri Kim dhe ka një mesazh të fortë

    0
    242

    SPAK ka nisur hetimet për ish presidentin, Ilir Meta, lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

    Ajo shkruan se kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si “normale”.

    Ajo shton se për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm., por tani ata janë të shqetësuar, pasi mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.

    Postimi i plotë:

    Yuri Kim: Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim BE-së dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

    Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here