Google search engine
Home Aktualitet “I shkurtër dhe me sy blu”, akuzohet për trafikim emigrantësh, policia britanike...

“I shkurtër dhe me sy blu”, akuzohet për trafikim emigrantësh, policia britanike në kërkim të 31-vjeçarit shqiptarë

0
169

Një 31-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia britanike, pasi akuzohet për trafikim të emigrantëve në drejtim të ishullit.

Sipas mediave britanike policia ju ka kërkuar informacion qytetarëve që mund të kenë dijeni për vendndodhjen e të riut shqiptar Terenc Malja.

Malja, i cili ka lidhje me njerëz në Isle of Wight, Londrën Veriore, Birmingham, Coventry dhe zonën e Edinburgut të Skocisë, është akuzuar për komplot për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje ligjore emigracioni në lidhje me një hetim të SEROCU.

Mbi Maljan rëndon tashmë një urdhër arresti, ndërsa në njoftim specifikohen tiparet e tij, në mënyrë që kushdo prej publikut që e konstaton në rrugë të njoftojë autoritetet.

“Malja është i bardhë, 1.47 cm i gjatë, ka flokë të zinj të shkurtër dhe sytë blu. Ai flet anglisht me theks shqiptar dhe ndonjëherë përdor emra të tjerë. Ai u pa për herë të fundit në Portsmouth në janar 2021 dhe oficerët kanë punuar prej asaj kohe për ta gjetur atë”, thuhet në njoftimin e SEROCU.

Detektivi Adam Knight, që heton çështjen ku është përfshirës 31-vjeçari, ka thënë: “Nëse keni ndonjë detaj në lidhje me vendndodhjen e mundshme të Terenc Maljës, ju lutemi raportoni menjëherë”.

“Nëse besoni se e keni parë ose keni ndonjë informacion se ku mund të jetë, ju lutemi mos i afroheni atij dhe në vend të kësaj kontaktoni policinë.” Nëse keni ndonjë detaj në lidhje me vendndodhjen e Maljës, telefononi Policinë në 101 duke cituar hetimin e Njësisë së Krimit të Organizuar Rajonal Juglindor (SEROCU). Përndryshe, mund të telefononi në mënyrë anonime organizatën e pavarur bamirëse Crimestoppers në 0800 555 111”, shton ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here