Google search engine
Home Politike Alarm për skenarë destabilizues, SHBA po përgatit kthimin e madh në Ballkanin...

Alarm për skenarë destabilizues, SHBA po përgatit kthimin e madh në Ballkanin Perëndimor, baza Ajrore Amerikane nxjerr prapaskenat, ja çfarë po planifikon Joe Biden për Shqipërinë

0
232

Krahas luftës në Ukrainë, ndërhyrjet ruse janë bërë të shpeshta në vendet, si Kosova, Mali i Zi, Shqipëria apo dhe Bosnja. Kjo ka bërë që sytë e ndërkombëtarëve të “hidhen” në rajon dhe po përgatitet një rikthim i madh amerikan në vendin tonë. Baza Ajrore Amerikane në Evropë ka zbuluar planin e Joe Biden për Shqipërinë dhe vendet e tjera në Ballkan. Sipas ushtrisë amerikane presidenti i SHBA po përgatitet që të sigurojë paqe dhe siguri të plotë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Këtë gjë e tregon shumë qartë njoftimi nga Baza Ajrore Amerikane, ku thuhet se SHBA ka përgatitur paradë të ‘gjigantëve’ të qiellit për të demonstruar përkushtimin dhe sigurinë e SHBA ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Evropën Juglindore. “Dy avionë të Forcave Ajrore të SHBA B-52 të caktuar në Skuadrën e 23-të të Bombave që aktualisht operojnë jashtë RAF Fairford, Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë fluturime mbi Evropën Juglindore të planifikuar më 22 gusht. Qëllimi i çdo mbikalimi është të demonstrojë përkushtimin dhe sigurinë e SHBA ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Europën Juglindore. Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon sipër. Të hënën, më 22 gusht, avioni do të fluturojë mbi ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë në Shkup, Maqedonia e Veriut; Sheshi Skënderbej Tiranë, Shqipëri; bregdetin e Malit të Zi; dhe Lovrijenac në Dubrovnik, Kroaci”, thuhet në njoftim. Pra përveç Tiranës, ku u pa së fundmi fluturimi i dy avionëve B-52 të NATO-s nga sheshi “Skënderbej”, ishte e planifikuar që dy “bishat” amerikane të kalonin mbi qiellin e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë për të treguar që SHBA është gati për çdo skenar destabilizues në Ballkan. “Avionët do të fluturojnë në këto orare:  Shkup, Maqedonia e Veriut 2:35-14:45. Tiranë, Shqipëri 2:50- 15:00. Bregdeti i Malit të Zi 3:05-15:15. Dubrovnik, Kroaci 15:10-15:20”, përfundon njoftimi nga ushtria amerikane.

Ballkani “bombë me sahat”

Megjithëse Rusia është në një pozicion shumë më të dobët aktualisht, kur përballet me rezistencën e ashpër të Ukrainës dhe i nënshtrohet izolimit ndërkombëtar, Moska mund të nxisë dhe të përdorë një konflikt të ri të mundshëm në Ballkan si një front të dytë për të shkëputur vëmendjen perëndimore nga lufta në Ukrainë. Sinjalet vazhdojnë të shtohen çdo ditë nga Moska. Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov ka tentuar shpesh që të futë në sherr rajonin duke përdorur këto vende që këto ditë janë përfshirë dhe nga protesta të shumta. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë vënë nën shënjestër nga rusët pasi politika në këto dy vende është “në fije të perit”. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u rrëzua nga pushteti pikërisht nga një marrëveshje me Kishën Serbe, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, opozita po përgatit referendum pasi propozimi francez i pranuar nga Shkupi vazhdon të shkaktojë tension. Por nga ana tjetër, ndërsa palët nuk po japin shenja për uljen e armëve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje, lufta ka bashkuar NATO-n dhe SHBA. “Kjo ka rigjallëruar NATO-n pas largimit nga Afganistani. NATO tashmë ka një qëllim të ri, që është në vetvete qëllimi i saj i vjetër: frenimi i Rusisë. Do të thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë riangazhimin në Evropë. Sigurisht që evropianët shqetësohen për çfarë mund të ndodhë në vitin 2024 në zgjedhjet presidenciale amerikane, që mund t’i ndryshojë gjërat sërish. Por, për sa kohë që kemi një qeveri amerikane të përkushtuar ndaj aleancës, jemi rikthyer në situatën ku Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në Evropë dhe Azi do të bashkohen kundër kombinimit të Rusisë me Kinën”, thotë Angela Stent, studiuese në Institutin Brookigs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here