Sali Berisha bën deklaratën tronditëse: Fatos Klosi vendosi në krye të SHISH “asetin” e Rusisë, vetë ai ndiqej nga…

0
155

Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë.  Berisha I rikthehet  ish kreut të SHISH Fatos Klosi dhe shkakut pse ai e ka denoncuar atë edhe më përpara si të lidhur me agjentura të huaja.

“Fatos Klosi ndiqej nga SHISH për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Këto janë denoncuar publikisht. Frederik Ymerin e emëroi në detyrën më të lartë, në drejtorinë më të rëndësishme të SHISh pikërisht Fatos Klosi.

Mund të themi se agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjer në kreun e piramidës shqiptare të këtij vendi, prandaj siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar.

Fatmirësisht Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Sot në kuadrin e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në fluturojnë fortesat ajrore B-52 . Uroj që miku i Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe barbari Putin, t’i shohin këto fortesa”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here