Google search engine
Home Politike Incidenti në Uzinën e Gramshit, Bardhi: Rama vendosi që Policia Ushtarake të...

Incidenti në Uzinën e Gramshit, Bardhi: Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos i mbrojë këto objekte

0
182

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, ka reaguar pas incidentit në uzinën e Gramshit, ku dy rusët dhe ukrainasi tentuan të futeshin brenda, madje sulmuan edhe dy ushtarët shqiptarë. Bardhi sjell në vëmendje ligjin e miratuar nga qeveria që i ka hequr policisë ushtarake nga mbrojtja objektet ushtarake. Bardhi thotë se mazhoranca as në këtë rast nuk e dëgjoi kundërshtinë e opozitës, por sipas tij dy ngjarjet e ndodhura në Gramsh dhe Poliçan, rikthejnë edhe njëherë vëmendjen tek ky ligj i cili nga ana e PS nuk është argumentuar. Ai ka publikuar edhe fotot e ligjit të miratuar në Kuvend më 21 korrik.“Më 21 Korrik 2022 Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake, por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civil të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament. Ngjarjet identike brenda 24 orëve, ku shtetas të huaj (rus, ukranias dhe çekë) janë futur brenda objekteve ushtarake, duke cenuar sigurinë dhe në një rast duke rrezikuar edhe jetën e ushtarakëve shqiptarë, e bëjnë të domosdoshëm rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor i paargumentuar dhe i beftë. E ndërsa autoritetet përgjegjëse kanë detyrimin të sqarojnë dhe bëjnë transparencë të plotë për rrethanat e ngjarjes në Gramsh dhe Poliçan, duke përfshirë edhe performacën e institucioneve shqiptare të inteligjncës dhe sigurisë kombëtare, Presidenti i Republikës ka detyrimin institucional të thërras me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të vlerësuar nivelin e sigurisë në objektet ushtarake të shtetit shqiptar. Cenimi i sigurisë në objektet ushtarake vendos seriozisht në rrezik sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s. Nëse ky rrezik vjen edhe nga vendimmarrjet e gabuara politike, siç është ulja e nivelit të ruajtjes në këto objekte, padyshim që duhet të ketë përgjegjësi politike. Objektet ushtarake të shtetit shqiptar nuk mund të trajtohen si “han pa porta”, siç në fakt Edi Rama ka kthyer shtetin dhe institucionet publike”, shkruan Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here