Kampionati elitar anglez, Premier League, luajti javën e tij të tretë, ku nuk munguan surprizat e mëdha në rezultate në shumë takime, por padyshim humbja e djeshme për ?elsin ishte shokuese përballë Lidisit, me rezultat të papritur 3-0, ndërkohë që Uest Hemi, skuadra tjetër e Londrës, u mposht nga Brighton me shifrat 2-0 dhe për të tretën herë radhazi pëson disfatë, duke u ndalur në fundin e tabelës me zero pikë dhe duke vënë në pikëpyetje që në këtë start të sezonit aftësinë e tij për të mbijetuar në kampionatin elitar. Duhet thënë se humbja e Uest Hemit edhe ishte e mundur duke parë gjendjen e skuadrës dhe rënien psikologjike të grupit, ku ka nevojë për reflektime dhe nga stafi në pankinë, por se humbja e ?elsit dje pasdite ishte tërësisht e papritur dhe jashtë normalitetit, nisur nga potenca e grupit që ka skuadra e trajnerit Tomas Tuhel. Kështu, përballja me Lids Junajtid rezultoi fatale për ?elsin, që u mund me rezultatin 3-0, në një sfidë që përtej faktit që u dominua në pjesën më të madhe nga “blutë” e Londrës, vendasit ishin më produktiv përpara portës. Goli i parë u shënua në minutën e 33-të, me Aaronson që i dha avantazhin miqve. Ndërsa vetëm katër minuta më pas ishte Rodrigo ai që do të gjente rrugën drejt rrjetës, pas një asisti nga Harrison. Më pas, në pjesën e dytë, do të ishte po dyshja Rodrigo-Harrison që do të gjenin rrugën drejt rrjetës, por duke ndryshuar vendet, me Harrison që do të shënonte pas një asisti nga shoku i skuadrës në minutën e 69-të, për të vulosur rezultatin 3-0. Situata u vështirësua edhe më tej për “blutë” e Londrës, me Kulibalinë që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84-t dhe la ekipin e Tuhel me 10 lojtarë në fushën e lojës. Pas këtij raundi Lids renditet në vend të tretë me 7 pikë, ndërsa ?elsi në vend të 12-të me katër pikë. Ndërkohë, në duelin tjetër të luajtur dje në Premier League angleze, Uest Hemi vijon të vuajë mungesën e pikëve, ndërsa në të tretë javë radhazi ka marrë vetëm rezultate negative. “Hammers” u mundën në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Brighton, në një sfidë që u dominua e gjitha nga miqtë. Ishte MekAllister ai që gjeti i pari rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 22-të. Ndërsa Trosard dyfishoi rezultatin për Brighton në minutën e 66-të. Aktualisht në Premier League, Uest Hem qëndron në vend të fundit me zero pikë, ndërsa Brighton renditet në vend të katërt me 7 pikë, por me një ndeshje më shumë se Mançester Siti i vendit të pestë.







































