Google search engine

    Pas sulmit në Gramsh/ Çfarë po ndodh në uzinën e Poliçanit?! Ndalohen dy të huaj që po fotografonin

    0
    169

    Pas sulmit në uzinën e Gramshit, duket se një tjetër precedent i ri po përsëritet. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se dy persona janë kapur sot dy shtetas të huaj, që po fotografonin uzinën e Poliçanit.

    Lala raporton se prezencë e madhe e policisë ushtarake është raportuar në këtë uzinën.

    Një zyrtar i lartë i policisë tha për Lalën se dy shtetas të huaj janë ndaluar teksa po fotografonin pjesën e një tuneli që të dërgonte në ambiente te brendshme të uzinës së Poliçanit, ndërsa shtoi se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë prokurorët.

    Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH. Mendohet se dy personat e ndaluar janë femra, ndërsa mendohet se kanë thyer kyçin e një tuneli që bëheshin armatime.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here