Google search engine
Home Aktualitet Aksidenti me 2 viktima dhe 1 të plagosur në Milot, trafikndarësja ndan...

Aksidenti me 2 viktima dhe 1 të plagosur në Milot, trafikndarësja ndan në dysh makinën e të rinjve

0
168

Mëngjesi e sotëm një aksident i rëndë u ka marrë jetën 2 të rinjve dhe ka lënë të plagosur një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, ndërsa gazetari Elidon Ndreka raporton se viktimat janë nga Tirana, 30 dhe 31 vjeç, Denis Gjeta dhe Marius Çeça, të cilët ishin pasagjerë në mjetin e 35-vjeçarit Marsel Busho që mbeti i plagosur, pasi makina humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Busho ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

  • foto galeri

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here